Rama flet sërish për Unazën e Re: Asnjë lek për të paligjshmit!

Gjatë një takimi në LIbofshë të Fierit, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish konfliktin e “Unazës së Re”.

Duke folur për reformën e pronës, Rama tha se kthimi i hapësirës publike tek qytetarët është i domosdoshëm.

“Besoj se keni dëgjuar se çfarë po ndodh në Tiranë. Unaza e Re është konflikt artificial për qëllime mirfilli politike. Nuk mund të legalizojmë pushtimin dhe zaptimin e hapësirave. Nuk mund të legalizojmë objekte ku do të ndërtohen shkolla, rrugë, spitale. Kur bëhet fjalë për shtëpi, sigurisht që ka përgjegjësi. Sigurisht që familjet nuk mund të lihen jashtë, prandaj do të paguajmë bonusin e qirasë. Ka një tymnajë të madhe të ngriturs, sikur unë paskam thënë se dikur shtëpitë nuk prishen, dhe tani, po i prish. Kjo nuk është e vërtetë. PD legalizoi 21 objekte në 8 vjet, ne kemil legalizuar 150 mijë objekte, shumica dërrmuese janë shtëpi. Kemi legalizuar kudo ku është e mundur, por nuk legalizojmë në kurriz të veprave publike. Është e vështirë, por nuk është e mundur”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2195264067150836/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?