Rama fton investitorët të bëjnë biznes në Shqipëri: Koha është tani, nesër do të jetë shumë shtrenjtë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ishin të pranishëm në eventin “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë.

Rama ftoi investitorët dhe agjencitë të investojnë tani në vendin tonë.

Është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri. Sepse nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shumë shtrenjtë. Kështu që, çfarë doni të blini, bëjeni tani. Është koha kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka.

Po rritet vëllimi i investimeve, i turistëve dhe i të gjitha llojeve të shprehjeve të nteresit si në hapësirën detare dhe në atë malore. Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri.

Për të gjithë ata që e njohin Shqipërisë përmes detit apo qyteteve, po ju them që më e mira është në male. Dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot në male, është diçka që do t’i shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë dhe me shifra të shumëfishta, me një të ardhme të afërt“, tha Rama në fjalën e tij.

SHKARKO APP