Rama fton tifozët: Ejani ta shohim bashkë Danimarkë-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse bëri edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ka ftuar tifozët e kombëtares për të parë ndeshjen Danimarkë-Shqipëri në parkun e Kryeministrisë.

"Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot.

Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t'ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur ‪#‎ForcaShqiperia‬", shkruan Rama.

SHKARKO APP