Rama gam-gam për refugjatët, Manjani: Shkarko zv.ministrin e Brendshëm
”Shqipëria nuk pranon refugjatë”, thotë kryeministri Edi Rama, i cili foli me tone të ashpra në një intervistë për gazetën gjermane ”Bild”.
Pas këtij qëndrimi, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku thotë se Rama duhet të shkarkojë zv.ministrin e Brendshëm, pasi ku i fundit tha për një media gjermane se Shqipëria është gati të pres 600 mijë refugjatët.
Me ironi Manjani thotë se kot bën gam-gam. ”Ne nuk pranojmë kampe refugjatësh”,-paska thënë leaderi suprem! Po mirë, ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm që i paska ofruar në Gjermani me mendt e veta! Ta shkarkojë edhe Zv.Ministrin e brendshëm që publikisht ishte gati të priste 600,000! Kot bën gam gam!”,-shkruan Manjani në Twitter.
“Ne nuk pranojmë kampe refugjatësh”- paska thënë leaderi suprem!
Po mirë, ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm që i paska ofruar në Gjermani me mendt e veta!
Ta shkarkojë edhe ZV Ministrin e brendshëm që publikisht ishte gati të priste 600 000! Kot bën gam gam!— Ylli Manjani (@yllimanjani) June 27, 2018
KOHA JONË SONDAZH

