Rama: Guardia di Finanza e mbylli atë kazan, Basha rihap kapakun e shpifjeve për drogën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha por dhe njerëzve të Berishës të vënë pranë tij, për të akuzuar Ministrin e Brendshëm Tahiri për drogën.
Teksa i bën pyetjen se përse nuk tha se pse nuk votoi ligjet e drejtësisë, Rama akuzon kreun e PD-së se po rihap kazanin e akuzave për drogën menjëherë pasi Gurda di Finanza kishte dhënë shifrat krahasuese sipas viteve të sipërfaseve të mbjella dhe përqindjeve të shkatërrimit dhe asgjësimit të tyre.
“LB nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan!”, shkruan kryeministri Rama në një postim të tijin në rrjetin social Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

