Rama habitet kur i kërkon Drejtor, infermieri: Nuk kalojnë rrogat pa firmën e tij!

Nuk mund të dëgjosh shpesh që një punonjës të kërkojë me patjetër të ketë një shef mbi kokë, por një infermier i Laçit i shprehu shqetësimin Kryeministrit se prej një muaji spitali i Laçit ishte pa Drejtor.

Rama e mori me të qeshura kërkesën e tij, por ai e sqaroi Kryeministrin se pa firmën e Drejtorit nuk kalonin rrogat e tyre.

Qytetari: Jam infermier në spital  të Laçit, ka një muaj që e kanë hequr Drejtorin dhe akoma nuk e kanë sjellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ou, ke hall kë do të kesh Drejtor ëëë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari: Jo nuk është hall. Nuk jemi në hall do të thuash ti për rrogën, atë rrogë që marrim ne, është halli se nuk kalon ka firmën e Drejtorit rroga, nuk është zor i madh me gjet një Drejtor. E kanë grabitqarët që i ke këtu.

Rama: U ekzaltove nga zgjidhja e  problemit të parë dhe tani i fute një mitraloz të gjithë dynjasë këtu. Do ta gjejmë Drejtorin pa merak, nuk do të lëmë pa Drejtor. Meqë e paske merak të kesh Drejtor mbi kokë, do ta gjëjmë Drejtorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?