Rama: Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e hapjes së një segmenti në aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin.

Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

SHKARKO APP