Rama heq si zv.ministre të Brendshme, Rovena Vodën

Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda, është larguar nga detyra, me vendim të Këshillit të Ministrave. Largimi i saj është bërë në funksion të organizmit dhe funksionimin e Këshillit të Minstrave, me propozimin e kryeministrit Rama. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: ”Znj. Rovena Voda, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.

Që prej 22 majit 2017, Voda është emëruar në pozicionin e zv/ministres së Brendshme. Ajo ka marrë pjesë në shumë takime e konferenca ndërkombëtare, si dhe ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh. Voda mban gradën Master Shkencor, në “E drejtë private”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës në vitet 2012-2015. Nga maji i vitit 2004 deri në shtator 2014, Voda ishte Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Durrës. Gjatë periudhës qershor – nëntor 2008 punoi si juriste në një bankë private në Durrës.

Në vitet 2010-2011 ka qenë Ndërmjetëse për zgjidhje me ndërmjetësim të konflikteve tregtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Nga janari i vitit 2008 deri në dhjetor 2012 Voda ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për lëndët: “E drejtë civile”, “E drejtë publike”, “E drejta e detit”, “E drejtë turizmi” dhe “Etika në turizëm”. Nga shtatori i vitit 2014 deri më mars të vitit 2017 Voda ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej 22 marsit 2017, ajo u emërua në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?