Rama: Hipoteka si zonë interesash, një qytetar nuk e ka të lehtë që të marrë certifikatën e pronësisë

Gjatë ”Turit të Mirënjohjes” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha se Hipoteka është trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz. Rama shtoi se ka shumë njerëz që i kanë besuar votën PS, por që nuk trajtohen si njerëz tek Kadastra.

“Jemi një vend që akoma nuk ka një stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për probleme dhe konflikte të pronësisë. Këtu flas për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm akoma nuk e ka të lehtë 100 % që të marrë nga hipoteka certifikatën e pronësisë, që e ka atje, që ta nxjerrë se i duhet. Nuk e ka. Mund ta marrin, mund edhe mos ta marrin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?