Rama i del në mbrojtje Dakos: Të gjithë bëjnë virgjëreshën!
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Java”, ka komentuar dosjen “339”, në të cilën përflitet përfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve.
Rama i cilësoi akuzat e opozitës si ‘propagandë’ ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat.
Teksa i doli në mbrojtje Dakos, Rama tha se “të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën”.
“Unë nuk di dosjen 330 ca është ajo, unë di atë që doli dhe u propagandua sikur u zbuluan një organizëm kriminal me në krye kryetarin e bashkisë. Mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat.
Të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën, të gjithë këtu bëjnë të paditurin”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

