Rama i jep leksion dashurie Ralf Gjonit: Dashuria dhe urrejtja … unë i kam menaxhuar këto ndjenja

Kryeministri Edi Rama duke folur ne Kuvend

Kryeministri Edi Rama i është kthyer deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, në Kuvend, duke i kërkuar të mos flasë për dashurinë. Me ironi dhe batutë, kreu i qeverisë i tha Gjonit se është shëmbëlltyra më kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi dhe një xhelozie të kaluar në urrejtje.

Duke i thënë se këto ndjenja e kanë marrë përpara, kreu i qeverisë i tha deputetit Gjoni të qëndrojë pranë Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhit, dhe t’i pyesë se si i kanë menaxhuar xhelozinë dhe urrejtjen, që sipas tij, ua morën pulat.

“Ralf, mos më fol për dashurinë. Mos më fol për dashurinë, se je këtu shëmbëlltyra më kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi, dhe xhelozie të kaluar në urrejtje dhe ndryshe nga ty unë edhe për shkak të moshës i menaxhoj këto ndjenjat që ty të kanë marrë përpara, xhelozinë dhe urrejtjen. Kështu që ke fatin të jetë pranë Ballit Kombëtar dhe pyeti si e kanë menaxhuar edhe xhelozinë, edhe urrejtjen, që ua morën pulat, se për pula luftohej apo jo. Ju donit dashin. Puna është se juve ju kapën nga të dy palët e brirëve të dashit dhe ju mbetët pula, por ruani gjendjen e pulës dhe ndihmoni këta gjelat e rinj që të kuptojnë se xhelozia dhe urrejtja mund t’i kthejnë në pula”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?