Rama i la 48 orë afat kreut të ALUIZNI-t, pronari i pallatit në Shkodër: Marku më priti me arrogancë (Video)
Kanë kaluar më shumë se 48 orë dhe porosia e kreut të qeverisë nuk ka marrë një rrugëzgjidhje. Pronari i pallatit thotë se është pritur me arrogancë nga drejtori Tonin Marku. Alibali shprehet se drejtori i ka thënë se çështja e tij nuk mund të zgjidhet duke thyer fjalën e kryeministrit në dëgjesën publike në Shkodër.
Pavarësisht kësaj Alibali ka shpresë se kryeministri Rama do ta mbajë premtimin që ka dhënë duke vënë në lëvizje drejtorin e ALUIZNIT.
Nga ana e tij drejtori Tonin Marku për këtë çështje përgjigje të vetme ka se “do të zbatohet ligji” që nënkupton se e vetmja zgjidhje për të është përmes rrugës gjyqësore. Gjyqi mund të zgjasë për shumë vite duke stërmunduar pronarin e pallatit i cili është drejt falimentimit për shkak se nuk ka shitur hyrjet në ndërtesën e tij.

