Rama: I mirëkuptoj ankesat, por punë kemi bërë

Përmes një video në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama thotë se i “mirëkupton ankesat”, por thekson se nuk e pranon dot faktin se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Rama u ka dhënë sot një përgjigje atyre që e kritikojnë për vëmendje zero ndaj fshatrave. Ai shprehet se: “I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin. JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET MË SHUMË AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zones bujqësore”, shkruan kryeministri. /T.B/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?