Rama: Tiranën nga varri e kam ngritur unë dhe këtë nuk ma heq dot askush!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.

“Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”, shkruan një komentues në profilin e Ramës në Facebook.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke thënë se ai po bën detyrën e tij, ashtu siç i takon një udhëheqësi.

“Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush”, tha Rama në përgjigjen e tij.

Rama ironizoi ndër të tjera edhe opozitën në kohë kur drejtonte Tiranën.

Kryeministri tha se në atë periudhë në kryeqytet nuk punonte as sahati i Tiranës.

“A thua se kushdo që të ishte do bënte piramida në 1997? A thua që kushdo të ishte do ngrinte Tiranën nga varri në vitet 2000 dhe do të bëntë qytet evropian me miliona turistë në vit? Se historisë së betonit nuk i hyj hiç se është debat shterpë për mua. Ndërsa historinë lërja historisë dhe mos ma ki merakun fare pikërisht sepse këtë Kandahar e bëra qytet europian bashkë me PS që t’i nuk e dashke fare, por ne të duam ty, pavarësisht bindjeve që të errësojnë sytë. Do ta bëjmë Shqipërinë 2030 Europën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj krenar”, tha Rama.

SHKARKO APP