Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Kuvendi i Shqipërisë, ka rrëzuar me 96 vota “pro” dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga PS pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.
Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte Presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare. Me rrëzimin e dekretit, tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.
Presidenti Ilir Meta, ka thënë se me këtë Kod Zgjedhor, vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e Edi Ramës në pushtet. Kthimi i dekreteve në Kuvend ju kërkua Presidentit Meta nga përfaqësues të rëndësishëm të BE dhe Parlamentit Europian.
Votimi i sotëm i udhëzuar nga Edi Rama konfirmon një kurs të rrezikshëm antiperendimor të qeverisë. Një ditë më parë, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David Mcallister i ka bërë thirrje qeverisë “Rama” që të mos rrëzoj dekretin e Presidentit Ilir Meta, pa folur më parë Komisioni i Venecias.
“Shumë i shqetësuar që, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë janë caktuar për nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ngulitin më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”,- tha përfaqësuesi i lartë i Parlamentit Europian dhe politikës gjermane, David Mcallister. Rama zgjodhi të bëj të kundërtën e asaj që i kërkoi BE.
Votimi i sotëm ka firmosur dhe ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat në muajin dhjetor. Një ditë më parë ministri i Jashtëm Gjerman tha se për Shqipërinë bisedimet do të nisnin nëse plotësoheshin kushtet. Mos votimi kundër i dekretit të Presidentit dhe kalimi me konsensus ishte një kusht që sot nuk u plotësua dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. “Në Samitin e Zagrebit në maj, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor u angazhuan përsëri për zgjerim dhe reforma të nevojshme. Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”,- tha Heiko Maas.
Votimi kundër i Edi Ramës është dhe një reagim direket ndaj tetë eurodeputetëve që dje në mbrëmje i bënë thirrjen e fundit kreut të qeverisë. Në një letër personale, eurodeputetët i kërkonin Edi Ramës që të mos cenonte demokracinë e vendit me votimet të njëanshme.
“Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare. Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni. Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta”,- thuhej në letrën e eurodeputetëve.
Edi Rama sot zgjodhi të mos i dëgjojë dhe të hap një fronte zyrtar anti BE ne emër të qeverisë së tij.