Rama ia premton live qytetares: Do shkojmë bashkë tek zyra e punës, për 1 orë, do e shohësh

Më tej, Rama ka vijuar bashkebisedimin me qytetarët . Një prej tyre iu ankua Kryeministrit se ka dy djemtë pa punë. Rama i premtoi qytetares se në përfundim të takimit, të dy do shkojnë tek zyrat e punës.

Qytetarja: Zoti kryeministër dua ta nis fjalën time me një fjalë të urtë. Vete gjuha ku dhemb dhëmbi. Mua dhëmbi më vete te papunësia. Kam 2 djemtë pa punë, edhe vetë jam pa punë. Kanë shkuar në zyrat e punës dhe asnjë zgjidhje.

Rama: Për një orë, ti dhe djemtë. Për të dy do mbarojmë tani takimin bashkë dhe do shikosh që e vërteta është ndryshe. Do të të ofrojnë vend pune. Sepse kur dikush do punë, por punë ama, gjithmonë ka një mundësi. Sa të mbaroj takimin, ne bashkë do kemi provën e kësaj që të thashë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?