“Rama ik” në takimin elektoral, reagimi agresiv i Ramës (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij elektorale në Dibër ku prezantoi kandidatë për bashkitë e këtij qarku. Gjatë fjalimit të kreut të qeverisë para dibranëve nga fundi i mitingut është dëgjuar një thirrje “Rama ik”. Kjo fjali nuk i ka shpëtuar kryeministri Rama duke iu përgjigjur me ironi “Popo do iki, do iki!”. Një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të çdekretojë datën e zgjedhjeve, ndërsa shefi i mazhorancës ka kaluar në kundërsulm duke pretenduar se zgjedhjet do të bëhen pavarësisht qëndrimit të Kreut të Shtetit, ndërsa kërcënoi edhe me shkarkimin.
KOHA JONË SONDAZH

