”Rama ik”, pushton Sarandën. Ish-deputetja: Killer i zgjedhjeve të lira (FOTO)

”Rama ik” dhe ”Poshtë hajdutët”, janë parë mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës. Nga fotot vihet re se shkrimet gjenden kudo në rrugë, objekte banimi, madje nuk janë kursyer as kazanët e plehrave.

Kur sot shënon ”1 Maji”, Festa e Punëtorëve, qytetarë të Sarandës kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe kryeministrit duke shkruar në objekte të ndryshme me bojë grafiti këto parrulla.

Këto foto i ka postuar ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj, e cila shkruan se: ”Me këto pamje nga Saranda, mirëmëngjes kryeministrit në ikje, pengues i integrimit europian të Shqipërisë, kryetar i Partisë së Oligarkeve, killer i zgjedhjeve të lira”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?