“Rama inauguroi ujësjellësin e Memaliajt për fushatë”/ Meta: Skandal, sa vite burg rrezikon?
Këtë të hënë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi sipas tij, skandalin e qeverisë ”Rama 3” me ujësjellësin e Memaliajt, për të cilin thotë se kryeministri Edi Rama e inaguroi për fushatën zgjedhore. Meta lexoi Kodin Penal se sa vite burg rrezikon sipas tij, në këtë rast, ku punimet për ujësjellësin janë inauguruar tre muaj para se të lidhej kontrata.
”Fituesi është shpallur me kohë, pazaret janë bërë me kohë, tenderi është formal. Edhe kontrata lidhet pas 3 muajsh. Përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat e tij dhe ligjet e tij dhe ne nuk do falsifikojmë asgjë përkundrazi.
Neni i kodit penal e bën të qartë se kryerja apo mos kryerja me dashje e mosveprimeve nëse nuk përbën vepër tjetër penale, minimumi dënohet me burgim deri në 7 vjet.
Neni 258, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dënohet me burgim nga 1-5 vjet. U bënë 12 vite burg për një rast. Shkeljet gjithashtu në kodin zgjedhor se jemi para zgjedhjeve, ku me të drejtë raporti i OSBE/ODIHR tha se u shkrinë partia dhe shteti në një”, tha Meta.