Rama inspektim në Durrës: Deri në 26 mars gati 1679 apartamente. Varfaj: Problem është fuqia punëtore

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e banesave në Durrës ku bën me dije me anë të një statusi në FB se deri në 26 mars do të jenë gati 1679 apartamente.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i komanduar i Durrës, Zhyljen Varfi ai pa nga afër procesin e rindërtimit të banesave të reja.
Varfaj i bëri me dije Ramës se problem është fuqia punëtore për shkak se punëtorët e kualifikuar janë të zënë me banesat që janë në ndërtim e sipër. Po ashtu kryebashkiaku i komanduar tha se pas 1679 apartamenteve që janë gati pas një muaji, janë edhe 1600 të tjera në Durrës për t’u rindërtuar.

Zhyljen Varfaj: Ata që nuk kanë aplikuar janë emigrantët. Këtu jemi në hapat e fundit të përfundimit të rindërtimit.

Edi Rama: Sa janë të tjera që presin, në proces?

Zhyljen Varfaj: Ato që neve na dalin në aktet e konstatimit janë rreth 1600 apartamente të tjera. Që të aplikojnë subjektet dhe të vazhdojnë. Problem është fuqia punëtorë. Shumica e punëtorëve të kualifikuar janë në ato që janë në proces e sipër.
Janë bërë 3300 aplikime. Më pas do të vijojnë aplikantët e këtyre apartamenteve. Bonuse qiraje kan fituar rreth 2700 familje me një vlerë prej 61 milion e 450 mijë lekësh.

Rama: Keni mbaruar punë planet me këto zonat?

Zhyljen Varfaj: Po. Ajo që kaluat.

SHKARKO APP