Rama inspekton punimet në godinat e dëmtuara nga tërmeti në Shijak: Po rilindin shumë më të sigurta
Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbresëlënëse punën për rehabilitimin e 27 pallateve në Shijak, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë inspektimeve të punimeve i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, Kryeministri Rama tha se “pallatet kanë dalë në dritë”.
“Shijak – Mbresëlënëse puna për rehabilitimin e 27 pallateve, ku jo vetëm po riparohen dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi me shtëpi, shkallë më shkallë, mur më mur, por godinat po rilindin shumë më të sigurta e më të bukura se sa përpara goditjes së madhe👍”, shkruan Rama.