Rama inspekton shkollën profesionale në Peshkopi: Mundësi e shkëlqyer për të marrë një zanat pa shpenzuar shumë

Kryeministri Edi Rama inspektoi shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi.

Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e rikostruktuara të shkollës dhe ndoqi nga afër një ditë të zakonshme mësimi, e cila frekuentohet edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.

Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz, shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë, pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP