Rama ironizon Bardhin: I vetmi burrë që është marrë në mbrojtje nga Helsinki, prej sulmit të një gruaje
Nga mbledhja e grupit të PS, Rama ironizoi deputetin e PD, Gazment Bardhi, duke i thënë se është i vetmi burrë në historinë e botës që është marrë nga mbrojte nga Komiteti i Helsinkit, për sulm nga një grua, duke iu referuar këtu ‘betejës’ online që është zhvilluar mes deputetes Zegjine Çaushi dhe Bardhit.
“Belinda Balluku e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi Gazment Bardhin në Fier. Gazi i Zegjinesë, që për herë të parë në historinë e botës është burri i vetëm që është marrë në mbrojtje nga Komiteti i Helsinkit nga sulmi i një gruaje. Mëshirë Zegjine”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

