Rama: Ja pse Italia do ndihmojë Shqipërinë për negociatat!

Pak çaste pas mbylljes së takimit të zhvilluar pak ditë më parë në Romë mes kryeminsitri italian, Giuseppe Conte e kryeministrit shqiptar Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën italiane Panorama me gazetarët Stefano Piazza e Lucano Tirinazzi.

Kryeministri shqiptar komenton vendimin negativ të Komisionit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë si një “problem të asaj pjese të Europës që ka hyrë në një rrugë të rrezikshme lufte intestinale me veto të kryqëzuara.

“Franca e sidomos vendet e Ulëta e Danimarka na bllokuan, thotë Rama, Parisi është një aksionar i mazhorancës në BE, por pozicioni i tij dhe pse legjitim ishte në një drejtim për të rivizatuar procesin e zgjerimit të BE e që nuk ishte temë e këtij samiti.  E pa harruar që negociatat zgjasin më shumë se sa liderët që sot ulen në Këshillin e Europës.

Mbi zhgënjimin për mos’hapjen e negociatave, kreu i ekzekutivit italian e komenton se “dhe pse pjesërisht e priste diçka të tillë përsëri nuk është e bukur dhe as e lehtë të kesh perceptimin neto se të vunë në lojë. Megjithatë, thotë Rama duhet të vazhdojmë të ecim në të njëjtin drejtim, pasi nuk ka alternativë tjetër se sa një Shqipëri europiane. Ja detyrojmë brezave të ardhshëm.”

Kryeministri Rama thotë në këtë intervistë se gjatë takimit me homologun e tij Conte iu kushtua vëmendje gjetjes së një harmonie në arritjen e një marrëveshje për garantimin e pensioneve për rreth 100 mijë emigrantë shqiptarë që derdhin sigurime shoqërore për shtetin italian e janë kontribuues dhe të kuotave sociale në Shqipëri.

Vëmendje në këtë takimin dypalësh iu kushtua dhe problematikës që Italia ka me mbipopullimin e burgjeve dhe nisjes së  procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të transferimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet italiane në burgjet shqiptare, si dhe luftës së përbashkët mes autoriteteve të dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.

Në intervistën për italianen Panorama, Edi Rama informon se synon që Shqipëria të jetë sa më teknologjike në fushën qeverisëse e në sektorin e shërbimeve duke propozuar hartimin e një ligji kombëtar për të rregulluar tregun financiar në sektorin e teknologjisë blockhain.

 “Sapo kemi lëshuar shërbimin 5G me Vodafone Shqipëria me një investim madhor për të integruar këtë teknologji”, thotë ai.

Mbi problematikën e emigracionit që sot preokupon panoramën ndërkombëtare, kryeministri shqiptar thotë se “E di se ju (italianët) kemi preokupim të madh për fluksin emigrator, por ne kemi një tjetër qasje. Për ne nuk ka qenë kurrë një problem. E kuptoj se çdo të thotë të jeni vetëm. Emigracioni shqiptar në Itali është një histori që transformoj “një popull pushtues pa këpucë” në një masë të rëndësishme kontribuuesish për ekonominë italiane që më pas solli dhe zhvillim për Shqipërinë.”

Në lidhje me rrezikun që Turqia kërcënon Europën për rihapjen e fluksit emigrues nga Lindja e Mesme përmes rrugës ballkanike. Kryeministri shqiptar deklaron se është i kujdesshëm në gjykimet e tij ndaj Ankarasë.

“Është një vend me të cilin prej herësh kemi një raport të mirë. E mos të harrojmë, shton ai se Turqia ka ndihmuar BE në një moment dramatik gjatë krizës së refugjatëve  e kanë të drejtë që kërkojnë të respektohen. Roli i Turqisë, thotë Rama, mbetet mjaft i rëndësishëm në mjaft këndvështrime për të gjithë Europën, madje thelbësor”.

Pyetjes mbi një rrezik social për një islamizëm politik në Shqipëri, kreu i ekzekutivit shqiptar thotë se “në Shqipëri jetohet qetë mes komuniteteve të ndryshme fetare. Mjaft të them, thotë Rama se unë jam katolik, gruaja ime myslimane, fëmijët tanë të parë ortodoks e fëmija jonë i fundit do të ndjek udhëzimet e Papa Franceskut, i cili një një takim privat më ka thënë se kur të rritet ta lë të zgjedh besimin e tij fetar.”

Mbi akuzat e forcave opozitare në Shqipëri se socialistët e qeveria janë një narkoshtet, e se zgjedhjet nuk janë të lira, Rama përgjigjet se “nuk pranon të komentojë në gjuhë të huaj opozitarët e tij. Burime të rëndësishme si Guardia di Finanza e Komisioni Europian, konfirmojnë progres të madh në këtë drejtim, e konfirmoj të dhënat. Më vjen keq, thotë ai që na pikturojnë në këtë mënyrë, por duke qenë vetë piktor them se secili të mbaj përgjegjësi për pikturën e tij.”

Ndërsa për protestat në shesh, kreu i qeverisë shqiptare i komenton si “një demokraci e re me një kulturë politike të vjetër. Dobësia jonë , thotë ai  konsiston në të shkuarën që frenon zhvillimin në çdo sektorë. Prandaj e mbyll Rama, për mua, modernizimi i shtetit , është përparësi kryesore.”

SHKARKO APP