Rama: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje globale. Trump ka gjithmonë të drejtë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë mënjanë batutat as në Londër, teksa është pyetur mbi disa vendime të presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama është shprehur se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’.

Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me humor Rama u përgjigj se edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse më pyet mua a ka Trump të drejtë, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se Trump ka gjithmonë të drejtë”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?