Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë! Anglia kampione

Teksa flet për sigurinë në bilancin e sezonit turistik, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera edhe se barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje.

“Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit. Minus 40% vrasje, krahasuar me vitin e kaluar që ishte viti më i mirë. Këtë vit Shqipëria i ka befasuar shumë njerëz. Barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje, vendi i parë kampion Anglia.

Disa miq që erdhën më bënë për të qeshur se e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur. Kishin pyetur këtu, se kush ka nge të shajë anglisht edhe në gusht këtu, e kishin pyetur si shpjegohet? Njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë ca do vjedhin. Po të futesh në shtëpi s’ka bukë për të ngrënë. Kishin pyetur në Angli, se kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj kemi dal në vend të parë për vjedhje shtëpish. Fakti është që jemi të fundit. Siguria nuk është çështje shifrash, por çështje ndjesie”, tha Rama.

SHKARKO APP