Rama jep lajmin e mirë për Arkivin Shtetëror: Bëmë çmos të ndalim hemoragjinë e shkatërrimit
Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë dhe ka njoftuar ndërtimin e vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë. Sipas Ramës, me këtë projekt do të ruhen dokumentet brenda standardeve ndërkombëtare arkivore.
“Kujtesa e kombit tonë kaloi përmes një 25-vjeçari shkatërrues dhe ne kemi bërë çmos ta ndalim hemoragjinë e shkatërrimit e të çelim një fazë të re, në çdo aspekt”- thotë ndër të tjera Rama.
Statusi i plote:
MIRËMËNGJES ?
dhe me projektin domethënës të vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, ndërtimi i të cilit nis në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si një prej përparësive të tij ?? ju uroj një 2 Mars të mbarë ?
Kujtesa e kombit tonë kaloi përmes një 25-vjeçari shkatërrues dhe ne kemi bërë çmos ta ndalim hemoragjinë e shkatërrimit e të çelim një fazë të re, në çdo aspekt.
Me këtë projekt do të ruajmë dokumentet e paraardhësve të secilit prej nesh brenda standardeve ndërkombëtare arkivore, për herë të parë në historinë e vendit tonë ??
Siç thonë dhe arkivistët, #ArkivatFrymëzojnë ?
KOHA JONË SONDAZH

