Rama: Jo panik për ushqime, qendrat tregtare do të funksionojnë pjesërisht
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të mbyllen furrat e bukës, farmacitë apo ushqimoret. Gjithashtu u shpreh se do të mbyllen disa dyqane në qendra tregtare por jo dyqanet e sipërpërmendura. ”Aktiviteti prodhues nuk është ndaluar as në Itali. Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit. Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave tregtare që nuk kanë shërbim për ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash, apo dyqane parfumesh do të mbyllen. Nuk është e nevojshme që të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim në shtëpi, sepse për blerjen e ushqimeve dhe medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. Në të gjitha rastet edhe sikur bota të jetë duke mbaruar, ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë të hapur”.