Rama: Ka ardhur koha të zgjedhim kryetarin e Partisë

Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, në të cilën u vendos se kongresi do të mbahet më datë 29 shkurt, kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një deklarate për mediat se ka ardhur koha që të mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë. “Jemi në proces kandidaturash për kryetarin e partisë, prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi, ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, pasi kemi përfshirë në proces edhe gratë duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali, gruaje ose vajze, tani ka ardhur koha të mbyllim procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë”.

SHKARKO APP