Rama: Ka nisur të vijë era shtet. Merrni kuponin tatimor

Kryeministri Edi Rama mbledh ministrat, drejtues të Tatimeve dhe doganave në kuadër të operacionit kundër informalitetit i cili nisi zyrtarisht sot.

Kryeministri e quajti një “luftë” në territorin e zhvillimit ekonomik e tregtar, ku “patriotë” janë ata që marrin kuponin tatimor dhe jo ata që shkrepin armën e nacionalizmit, “tradhtarë” ata tatimorëve të cilët do abuzojnë me detyrën

Edi Rama: Të këndosh këngën e flamurit e të mos paguash taksat është shfaqja më kuptimplotë e hipokrizisë ndaj vendit tënd. Prandaj nëse i them sot qytetarëve të këtij vendi se kur refuzoni të paguani një mall apo një shërbim pa e marrë kuponin tatimor, ju bëheni pjesë në një përpjekje patriotike, sepse refuzoni hajdutërinë, që e pengon vendin tonë në rrugën e civilizimit të mëtejshëm. Refuzoni mënyrën e trishtueshme të të jetuarit prej vitesh duke ja hedhur njëri-tjetrit, sepse ky vend nuk bëhet, s’na mbetet gjë tjetër vetëm t’ja fusim njëri-tjetrit dhe pastaj shohim. Refuzoni inercinë e të shkuarit përpara duke dëmtuar të ardhmen e vendit, familjes e fëmijëve tuaj.    

Jeni në llogore dhe nuk ka nevojë të shkrepni armën e nacionalizimit por merrni kuponin tatimor dhe mos paguani pa e marrë kuponin tatimor

Rama: ‘Do i qepemi këmba këmbës kush do jetë tradhtar i popullit dhe i ligjit në këtë betejë.Bëni si të doni vetëm një gjë Drejtoria e Tatimeve ka një Kod Etik që përcakton si duhet të paraqiteni” 

Rama: “Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot. Një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit  të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet por shqip quhet hajdutërisht

Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj  dhe drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu nënvizuan në një zë se se lufta ndaj informalitetit nuk është kundër biznesit por e mbështet atë dhe mbron konsumatorin.

 Ministri i Financave Shkëlqim  Cani: “Kur erdhëm në pushtet ekonomia ishte në ditën më të zezë pas 1997. Borxhi publik kishte arritur në fakt mbi 70 % të prodhimit të Brendshmë Bruto ndërsa në realizimin e të ardhurave mungonin 23. 3 mld lekëPër herë të parë qeveria ndërmerr reformë gjithëpërfshirëse. Lufta ndaj informalitetit nuk është fushatë kryqëzuese ndaj biznesit.

Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu: “Do ta fitojmë betejnë sespe nuk po luftojmë bizneset por paligjshmërinë”

Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj tha: “Lufta ndaj informalitetit është në mbrojtje të biznesit. Jemi të bindur që do të kemi mbështetje për operacionin pasi lufta është ndaj informalitetit, jo ndaj biznesit. Me aksionin tonë duam të luftojmë abuzuesit dhe evazorët”

Ndërkaq një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Ekonomik, kryeministri Edi Rama tha se do të angazhohen 600 grupe në terren, ndërsa theksoi se aksioni nuk synon të godasë biznesin, por të vendosë drejtësi në radhët e tij me nje standard të vetëm: Të gjithë të barabartë para ligjit.

SHKARKO APP