Rama ka një mesazh për deputetët e PS që mbetën jashtë Kuvendit

Nga festa e socialistëve për fitoren në zgjedhje me 83 mandate, kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për deputetët aktualë të cilët rezultuan humbës më 11 maj. Rrjedhimisht ata nuk do të rikthehen në Kuvend në shtator, por kryeministri u kërkoi që këtë situatë ta shohin si një mundësi të re për të dhënë kontributin e tyre në PS në të tjera forma, por edhe për ta shfrytëzuar kohën për rritje profesionale.

”Dua t’u them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde.

I siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?