”Rama ka parashikuar ekzilin”, Sali Berisha: Sorosin do ta shpallim ”non grata”
Sali Berisha premton se sapo ai të vijë në pushtet, do ta shpallë non grata ”kryemafiozin Soros”, siç e quajti ai. Nga ana tjetër, gjatë konferencës online me gazetarët, kreu i PD-së u shpreh se ka informacione se Edi Rama ka parashikuar ekzilin pasi e di që do të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm.
”Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Sorosin, mori një goditje të fuqishme nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikane dhe jo vetëm amerikane.
Është një betejë e gjerë, jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do të kenë më çdo dy javë mysafirë të paftuar kryemafiozin Soros, i cili në udhëtimet e tij të mistershme, nuk ka njeri që thotë se çfarë e shtynte atë të vinte çdo dy tre javë.
E garantoj se fondacioni i tij do të mbyllet një herë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do të shpallet nuk grata. Edi Ramën e pret McGonigal. Të dhënat janë se Rama ka parashikuar një ekzil diku sepse e di që do të jetë I kërkuar, jo vetëm drejtësia shqiptare, por edhe drejtësia e vendeve të tjera”, tha Berisha.