Rama: Kemi pasur rënie tensioni, mandati i dytë u këput nga tërmeti dhe pandemia

Në kuadër të platformës ”Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë për deputetë për të përfaqësuar PS-në në parlamentin e ardhshëm.

Rama tha se 25 prilli do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë përpara apo nëse sipas tij do të ngecin në gropën e asaj politike që çoi vendin në humnerë. Këtu kreu i qeverisë theksoi se mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti dhe pandemia.

”Është një ndeshje që do të vendoset nëse Shqipëria do të ecë përpara. Me 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, apo do të humbasim kohë të cmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër. Do të cojmë përpara punët në të katër anët. Ne kemo bërë shumë, nuk i kemi bërë mirë të gjitha, nëse mandati nuk do ishte thyer në mes nga pandemia dhe mandati. Nuk jemi kursyer në përpjekjet tona. Unë vetë, si i pari i familjes, kam bërë cdo gjë. Grupi im është një grup që ka mbajtur probleme të mëdha, momentet e rënies së tensionit kanë qënë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qënë solid”,-tha Rama.

SHKARKO APP