Rama kërcënon pronarët e lokaleve: Do mbylleni nëse pranoni deputetë për fushatë

Përballë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit dhe shifrave të larta nga Covid-19, kryeministri Edi Rama tha se po mendohet një zgjidhje tjetër për mbajtjen e takimeve elektorale, me të cilën synon edhe të shmangë sulmet.

Sot në konferencën e përjavshme për ekonominë, Rama ”kërcënoi” pronarët e lokaleve, kur tha se do të mbyllen dhe gjobiten nëse pranojnë deputetët për fushatë.

Për zhvillimin e fushatës elektorale është gjobitur me 5 milionë lekë të reja Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Xhemal Qefalia, ministri Blendi Klosi si dhe disa përfaqësues të opozitës në rrethe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?