Rama kërcënon socialistët: Kush nuk voton KÇK-në përjashtohet!
Në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK, kryeministri Edi Rama deklaroi se kush nuk e voton KÇK-në, do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.
“Unë kërkoj mbështetjen pa kushte të gjithë grupit parlamentar për ligjin special dhe paketën kundër KÇK pa kushte. Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se paralelisht me këtë mazhoranca do të prekë një sërë ligjesh të tjera.
“Ky do të jetë një akt normativ bazuar mbi vendimin e qeverisë. paralelisht disa ligje të tjera do të preken. Agjencia e pronave të sekuestruara do kalojë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Do ngremë edhe një njësi speciale kundër korrupsionit që do jetë një njësi e përqendruar tek korrupsioni në gjithë sistemin qeverisës. Askush nga ne dhe aq më pak PS nuk mund të mbajë në kurriz dikë që përdor mandatin e zyrën në funksion të tij”, paralajmëroi Rama.