Rama kërkesë Kuvendit: Shtyni gjendjen e fatkeqësisë në zonat e tërmetit
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kuvendi që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në zonat e prekura nga tërmeti, deri më 31 mars 2020. Diskutimet për këtë kërkesë pritet të nisin sot në Komisionin e Sigurisë.
Në relacionin e projektvendimit të Qeverisë argumentohet se “Objektivat e këtij projektvendimi janë garantimi i sigurisë së jetës së banorëve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve te prekura ne këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar”.
Gjendja e jashtëzakonshme u shpall dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe është shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Kreu i qeverisë ka pohuar se qeveria do të ndërtojë të gjithë banesat e shembura, ndërsa për këtë ka kërkuar ndihmë nga vende e tjera.
Qeveria argumenton se vetëm duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, media është e detyruar t’u referohet burimeve zyrtare për situatën.
Pjesë nga vendimi i qeverisë:
Duke pasur, gjithashtu, parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuence dhe intensitet me te ulet vazhdojnë te ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave ne kuadër të gjendjes se fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes se masës. Konkretisht, vetëm gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore:
– strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre (Ushtria, policia, zjarrefikesit, emergjenca mjekesore) janë ne dispozicion te KNEC-se;
– mund të vendosen dhe të zbatohen masa të jashtëzakonshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë, si ndaj institucioneve publike, qendrore dhe vendore, ashtu edhe ndaj privatëve përfshirë edhe gjoba në rast të moszbatimit të këtyre masave;
– kryhet zyrtarisht apeli për asistence, drejtuar organizmave ndërkombëtarë dhe shteteve të tjera, kërkesat e specifikuara për nevojat për asistence dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane te Koordinimit të Emergjencave, për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkëqesitë;
– mediat dhe organet e tjera te informimit publik janë të detyruara t’u referohen burimeve zyrtare për njoftime lidhur me numrin e viktimave, listën e emrave dhe të parashikimeve të mëtejshme për mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve të tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, në asnjë rast;
– autoritetet mund te vendosin gjoba nga 100 000 (njeqind mije) – 500 000 (pesëqind mije) leke ndaj bashkive, subjekteve private dhe shtetasve nëse nuk përmbushin detyrime