Rama: Kosova nuk kërcënohet nga Serbia, të mos harrojë që është e pavarur
Kryeministri Rama thotë se Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është një kërcënim për të. Për emisionin “Opinion”, Rama thotë se Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën.
”E rëndësishme të thuhet, sepse sot ka një realitet komplet tjetër dhe Kosova nuk mund të sillet sikur Serbia është kërcënim për Kosovën. Asgjë nuk mund t’i bëjë më. Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, pasqyra e impotencës së Serbisë në raport me Kosovën.
Është sikur ushtria meksikane të këndojë “Amerika është e jona”. Kosova nuk kërcënohet nga Serbia. Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën. Kosova duhet të shikojë përpara dhe të mos harrojë që është sot Kosovë e lirë, e pavarur dhe demokratike sa janë të gjithë ata që sot po i kërkojnë Kosovës të sillet si një shtet i pjekur.
Serbët duhet të kthehen në institucione, Kosova të bëjë zgjedhje. Sikur të isha unë në vend të Kurtit dhe Osmanit, duhet të kisha shpallur zgjedhjet menjëherë. Sovranitet duke humbur aletatët tanë, është një teprim i madh sipas meje”,-tha Rama.