Rama kritikon punën e Dritan Lelit në Vlorë, e quan ”të vdekurin e Bashkisë”
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë, ndaj kjo bëri që Edi Rama të dërgonte letër Asamblesë së PS-së në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë.
Këtë të diel, teksa bëri një ecje në Lungomare 2 në Vlorë, Rama e hodhi një ”thumb” ndaj Bashkisë së Vlorës.
Në krah të kryeministrit nuk ishte kryebashkiaku Dritan Leli, por një inxhiner. Duke folur për cilësinë e punimeve, betonin, projektin dhe detajet teknike të tjera, Rama kërkoi që puna të vijonte dhe të mbarojë sa më parë pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.
”Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është…”, tha në fund të inspektimit kryeministri Rama.
Sot kryeministri Edi Rama kritikoi punën e Lelit, por duke kritikuar Bashkinë që është e PS-së. Vlora drejtohet prej vitesh nga PS dhe të gjitha projektet në këtë qytet janë miratuar nga Edi Rama.