Rama: Kriza parashikohet që të zgjasë deri në qershorin e 2022

Për kryeministrin Edi Rama, kriza e energjisë e cila ka prekur gjithë botën do jetë agresive deri në qershorin e 2022, por nuk parashikohet që pas qershorit, çmimet do rikthehen aty ku kanë qenë përpara se të fillonte kriza.

”Parashikimi është që kjo krizë në fazën e vet agresive do të zgjasë deri rreth Qershorit të vitit të ardhshëm. Por nuk parashikohet që pas Qershorit çmimet të rikthehen aty ku ishin përpara se të fillonte kriza. Nuk do të mbeten aq.

Ajo që parashikohet është që çmimet do të relaksohen, por nuk parashikohet që do bien aty ku ishin para fillimit të krizës. Është një situatë shumë-shumë e rëndë realisht.

Për ne është katërfishuar çmimi i blerjes sot. Njësoj si të njëjtën gotë me ujë ta blesh katër herë më shtrenjtë”,-tha në ”Zonë e Lirë”.

 

SHKARKO APP