Rama: Kryepeshkopi erdhi një prift grek dhe po ikën si Anastasi i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në nder të Kryepeshkopit Anastas, ka vlerësuar figurën e Fortlumturisë së Tij, dhe punën e bërë në 33 vite për ndërtimin e Kishës Ortodokse shqiptare.

“Komuniteti Ortodoks është në zi, Kisha Autoqefale është sot e ve, Kryepeshkopi e përfundoi detyrën e tij si pasrendës i aspostujve.

Plot 33 vite ungjillëzim në viset shqiptare, shifër tejet domethënëse, jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Krishtit.
Jeta e tij ishte një jetë e përmbushur përderisa përmes saj u realizua jeta e një fëmije, i cili donte që e gjithë qenia e tij të jetonte në Krishtin.
Personi dhe vepra e tij janë qëmtuar dhe admiruar, qortuar dhe anatemuar.
Deshi apo nuk deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë sonë, tregon stoicizmin e bariut, në një kohë që gjithmonë e më shumë iket kudo ku fryn era.
Pjesëmarrja e kryeministrit Mitsotakis sot në ceremoni, përcjell mesazhin e pandashmërisë në jetë e në zi mes dy popujve tonë.
Kryepeshkopi vetë e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, me kërkesën e tij do të varroset në këtë Katedrale. Duhet thënë se në përmasën e vetme që atij i interesonte, në atë të fesë, Anastasi erdhi nga Greqia si një prift e ndahet sot nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.
Duhet pranuar se është vështirë të gjendet në kujtesën tonë çdokush i çdo kombësie ë të jetë identifikuar me emrin e Shqipërisë si kryepeshkopi Anastas.
Ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këto që thashë, por durim”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?