Rama kryeson në TikTok me 2 milion pëlqime, surprizë emri i dytë

Edhe pse do të mbyll rrjetin social TikTok, kryeministri Edi Rama është më i ndjekur në këtë platformë. Mbështetja e figurave opozitare është më e ulët se sa ajo e socialistëve. Ata që e përdorin këtë platformë, kuptojnë se fuqia e këtij rrjeti nuk është numri i ndjekësve, por numri i pëlqimeve të grumbulluara në postimet totale. Edi Rama kryeson me 2 milionë pëlqime. I dyti pas tij nuk është Sali Berisha, por Arlind Qori. Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, ka 1 milionë pëlqime, ndërsa lideri demokrat Sali Berisha i afrohet në vend të tretë me 989 mijë likes.

MBËSHTETJA E POLITIKANËVE NË TIK-TOK

Edi Rama 2 M
Arlind Qori 1 M
Sali Berisha 989.3 K
Agron Shehaj 834.2 K
Erion Veliaj 761.3 K
Belind Këlliçi 420 K
Adriatik Lapaj 344.7 K
Ina Zhupa 104.6 K
Taulant Balla 102.5 K
Gazment Bardhi 69
Partia Demokratike 205.2 K
Partia Socialiste 83 K

SHKARKO APP