Rama: Kush abuzon me energjinë, s’merr rrogë shteti. Shkarkohen 131 punonjës burgjesh

 Facebook. Ky mesazh vjen fill pas vendimit që mori sot Ministria e Drejtësisë,për të shkarkuar nga detyra 131 punonjës të burgjeve, në vendin tonë. Pas një verfikimi, mësohet se punonjësit e shkarkuar nuk e kanë paguar rregullisht energjinë elektrike, ose kanë qenë debitorë të saj, për vite më radhë. Personat e shkarkuar rezulton të jenë debitorë, ndërkohë që në qeli kanë përfunduar në dy muajt e fundit me dhjetra persona të tjerë që akuzohen se kanë vjedhur energji elektrike. Në këto kushte, është konsideruar paradoksal fakti që ata të ruhen nga gardianë, të cilët nuk e kanë paguar për veten e tyre, energjinë elektrike.      

SHKARKO APP