Rama: Kush e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE, voton PS-në

Hapja zyrtare e fushatës së PS ishte ideuar mjaft bukur. Pas 12 drejtuesve politikë të qarqeve, fjalën e ka marrë Edi Rama, i cili thekson se duhet të bëjmë gjithçka që të fusim Shqipërinë në BE.
“Fati na e dha ne shansin që t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë përgjithnjë. Tamam këtu, tani, një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike dhe një mundësie historike për Shqipërinë që vetëm në 4 vjet mund të bëhet zonjë e familjes së bashkuar europiane. Vetëm ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë para për t’u lidhur me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të BE”, tha ai.
Rama kujtoi zërin e lashtë arbëror që jehonte nga malet, duke bërë thirrje për një “marshim të fundit drejt tokës së premtuar” – Bashkimit Europian – ku, siç u shpreh ai, do të ngjitet flamuri kuqezi, “më i bukuri në botë”.
Rama: Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. 11 maji i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është një mandat i gjatë sa 4 vite për të fituar bastin me Europën. Mos e harroni për këtë çast mbi 2 anët e së njejtës medalje kanë hedhur gjithçka kanë pasur shqiptarët e arbërorët.
‘Dëgjova një zë gjëmues në male në gjuhën arbërore!’
Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë thuhet në Bibël.
Nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite parë zëri arbëror se ata ishin pema e lashtë e saj dhe filizi gjithmonë i njomë mes kombesh të plakura. Nuk jam këtu sot tju marr përdore e t’ju zhys nëpër legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar Europës ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë”, tha ai.