Rama: Landfilli i Durrësit do të mbyllet

Kryeministri Edi Rama, ishte dëshmitar se çfarë ndodh në vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Në takimin për projektet e këtij qarku, Rama shprehu angazhimin për shndërrimin e këtij vendi në park.

”Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Dhe aty është tamam skena e një apokalipsi që do të mbyllet besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm për tu kthyer në një park të madh të qytetit, për fëmijët e të moshuarit”, tha Rama.

Lufta ndaj qeseve gjithashtu paralajmërohet serioze dhe përfundimtare, me ambicie për të thyer dhe rekord

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet ta studiojmë deri në fund dhe pa humbur kohë moratoriumin e qeseve plastike dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin që jo vetëm që nuk i përdor e prodhon po i ndalon në hyrje. Çdokush që hyn në Shqipëri ta dijë përpara siç e dinë ata që hyjnë në disa nga vendet që e kanë lënë hapur këtë kapitull të ri për njerëzimin, që nuk mund të fusësh qese, as në aeroport, as në port, as në hyrjen kufitare me makinë se ndryshe penalizohesh. Të gjitha qeset dorëzohen para se të shkelësh në Shqipëri. Kjo është e vetmja mundësi që shoh unë për tu ndarë nga kjo epokë”, vijoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?