Rama lexon ”fatin” me kafe turke (FOTOLAJM)

Ditët kalojnë dhe ne i afrohemi më shumë 30 qershorit, që për kryeministrin Edi Rama është ditë votimesh, kur Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka anuluar si datë për zgjedhjet lokale, me argumentin kryesor që shmang përplasjen civile. Nga ana tjetër, Rama po vijon fushatën edhe pse në takimet elektorale janë gjithmonë e më pak mbështetës të PS, kjo e ilustruar edhe me foto nga opozita.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë është zgjuar me një dëshirë. Ai ka postuar në Instagram, një foto të një filxhani me kafe turke, që në mes është shënuar nr.30. Me humor mund të themi që kryeministri po lexon ”fatin” dhe kërkon që t’i realizohet ëndërra e madhe, që në këtë datë të ketë votime, ku partia e vetme në fletë do të jetë PS-ja. Por 30 qershori do të jetë vetëm një ditë e zakonshme plazhi ose përplasje civile nëse qeveria nuk tërhiqet.

Opozita politike ka mbajtur 8 protesta kombëtare dhe vijon protestat në çdo zonë ku kryeministri Rama shkel me fushatën elektorale. Incidenti më i rëndë u shënua dje në Prrenjas. 23 të proceduar ndër ta 7 janë arrestuar pas protestës së organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit kundër kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të zhvillonte edhe një takim elektoral. Mësohet se mes të arrestuarve është kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç në kafen tuke në fund të filxhanit mbetet llumi, edhe kjo qeveri po tregon të njëjtën gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH /Koha Jonë/

https://www.instagram.com/p/ByrghmGpEO6/

Boçi nxjerr zbuluar Ramën: Braktisja e madhe ka filluar (FOTO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?