Rama, maturantëve: Kini durim për raundin e dytë të regjistrimeve
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot të gjithë maturantëve me një koment në rrjetet sociale, duke i uruar ata për durim dhe mbarësi gjatë raundit të dytë të regjistrimeve.
Ja postimi i tij:
“Të dashur maturantë,
Sistemi i regjistrimeve në universitete është, për herë të parë pas 25 vjetësh, i gjithi në duart tuaja! Konkurenca dhe merita, janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj! Urime e suksese të gjithëve ndër ju që tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar, ndërkohë që të tjerët mund të ndjekin në kohë reale zhvillimet për çdo degë, për të përmbushur synimin e tyre.
Deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit tuaj, në errësirë të plotë, në dëm të konkurencës e të meritës. Sot ju jeni dëshmitarët e parë të një ndryshimi epokal. Miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr, nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces. Atë e keni në dorë ju!
Me vemendje e durim, ndiqni zhvillimet e raundit te dyte. Mbarësi e suksese!”.
KOHA JONË SONDAZH

