Rama: Mbajmë angazhimet, tekste falas për fëmijët në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se, qeveria ka mbajtur një angazhim të saj duke u mundësuar tekste falas fëmijëve të familjeve në nevojë.

“U miratua në mbledhjen e qeverisë sot fondi prej 2.2 milionë euro, në përmbushje të angazhimit tonë për të ofruar tekste falas për fëmijët e familjeve në nevojë, për çdo fëmijë të tretë e më tutje, si dhe fëmijët e punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës”, shkruan kryeministri Rama.

Më herët sot, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi se fëmijët e familjeve në nevojë, fëmijët që konsiderohen viktima të trafikimit, fëmijët që vijnë nga familje me pjesëtarë me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët e punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës, do të përfitojnë tekste shkollore falas për arsimin bazë. 

SHKARKO APP