Rama: 12 mijë nxënës përfshihen këtë vit në ekipet sportive të shkollave
Mbi 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në ekipet sportive të shkollave. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla!
Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne.
Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

