Rama mbledh Diasporën, por nuk lejon “Skënderbeun” në Lezhë

Në një kohë kur ka mbledhur në Tiranë përfaqësues të Diasporës dhe emigracionit shqiptar në botë, Qeveria rrëzon mitin për patriotizmin e saj, duke mos lejuar ndërtimin e një statuje të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një konflikt politik mes Bashkisë së Lezhës dhe IKMT-së së rrethit me sa duket e ka bërë ‘non grata’ Gjergj Kastriot Skënderbeun në këtë qytet.

Pasi nuk miratoi kërkesën e bashkisë për të vendosur bustin e Skënderbeut pranë memorialit të tij në Lezhë, sot punonjësit e inspektoratit kanë shembur edhe piedestalin ku do të vendosej, i bërë gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punimet për vendosjen e shtatores se heroit tone kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndërprenë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk kishte leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i IKMT Fran Mataj pretendon se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në ditën që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtar i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve. Nga ana tjetër Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës, përfaqësues i PD e ka cilësuar ndërprerjen e punimeve të padrejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?