Rama mbledh grupin e PS

Një ditë pas Asamblesë, PS ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar, ku diskutohet për agjendën parlamentare të javës.

Janë zbardhur detaje nga diskutimet që janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.

Në fokus të diskutimeve ka qenë agjenda parlamentare, marrëveshja e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.

Vet Rama u ndal në mbledhje më shumë te projektet e PS në riorganizimin e saj dhe angazhimin më shumë të socialistëve.

Po ashtu u diskutua dhe për amnistinë penale, por ende nuk ka një vendim konkret nëse do të kalojë ky projekt-ligj në seancën e së enjtes. Amnistia penale kërkon 84 vota dhe maxhoranca nuk e ka këtë numër votash në parlament.

SHKARKO APP